Izraeli dhe Katari përpiqen të përtëritin marrëveshjen për pengjet

Zyrtarë nga Izraeli dhe Katari pritet të takohen në Norvegji të shtunën në një nisje të përpjekjeve për rihapjen e bisedimeve për lirimin e personave të mbajtur peng në Gazë nga grupi Hamasi

Zyrtarë nga Izraeli dhe Katari do të takohen të shtunën në Norvegji në një përpjekje për të përtëritur bisedimet për lirimin e personave që mbahen peng në Gazë nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi dhe lirimit të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli, njoftoi të shtunën gazeta “Wall Street Journal”.

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, do të takohet në Oslo me zotin David Barnea, drejtor i agjencisë së zbulimit izraelit Mosad, thotë gazeta amerikane e cila citon individë që kanë dijeni për çështjen në fjalë.

Zoti Barnea gjithashtu ka të ngjarë të takohet me zyrtarë egjiptianë, njofton gazeta “Wall Street Journal”.

Pengesa të mëdha kanë frenuar rifillimin e negociatave për një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve, përfshirë mosmarrëveshjet e mundshme brenda Hamasit, shtoi raporti, duke cituar njerëz që kanë njohuri për bisedimet, shkruan VOA.

Gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit, Hamasi liroi më shumë se 100 gra, fëmijë dhe të huaj që mbante peng në Gazë në këmbim të lirimit nga Izraeli të 240 grave dhe adoleshentëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika