Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim nëse Hezbollahu i ndal sulmet

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë.

Marrëveshja është “e kushtëzuar nga një ndërprerje e plotë” e sulmeve nga grupi i armatosur Hezbollah, i mbështetur nga Irani, si dhe nga kushte të tjera.

Kjo vjen pasi sulmet izraelite vranë të paktën nëntë persona në jug të Libanit të mërkurën, ndërsa Hezbollahu lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit, duke vënë në provë armëpushimin e brishtë që ishte rënë dakord fillimisht në prill.

“Të gjitha vendet riafirmuan se e ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Libanit duhet të vendoset nga dy qeveritë sovrane. Ato hodhën poshtë çdo përpjekje, nga çdo shtet ose aktor joshtetëror, për ta mbajtur peng të ardhmen e Libanit”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja, e arritur pas rundit të katërt të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Uashington, kushtëzohet nga “evakuimi i të gjithë operativëve (të Hezbollahut)” nga zona që Izraeli kontrollon në jug të Libanit, nga lumi Litani deri në kufi.

Deklarata thotë se SHBA-ja do të ndihmojë në krijimin e “zonave pilot, në të cilat Forcat e Armatosura të Libanit do të marrin kontroll ekskluziv të territorit, duke përjashtuar të gjithë aktorët joshtetërorë”. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme se si do të funksionojnë këto zona.

Njoftimi vjen pas një armëpushimi të pjesshëm të arritur të hënën, për të cilin Libani ka thënë se do të bënte që Izraeli të përmbahej nga bombardimi i Bejrutit, në këmbim që Hezbollahu të mos sulmonte Izraelin.

Dy vendet do të takohen sërish më 22 qershor për të zhvilluar bisedime të mëtejshme “me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”. Hezbollahu ende nuk ka komentuar publikisht mbi këtë njoftim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka thënë gazetarëve para njoftimit se shpresonte që bisedimet të prodhonin “një plan veprimi drejt sigurisë në Liban, të pavarur nga Hezbollahu”.

Armëpushimi i pjesshëm u vu në provë nga sulmet e të dyja palëve gjatë kësaj jave.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika