Izraeli e shpall “Persona non grata” Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres flet në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së në qytetin e Nju Jorkut. (Foto: Mike Segar/Reuters)

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres është “persona non grata” në Izrael dhe se të njëjtit i ndalohet hyrja në vend.

Israel Katz thotë se vendimi i tij është një përgjigje ndaj dështimit të Guterres për të “dënuar pa mëdyshje” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit të martën.

 Ai akuzon shefin e OKB-së se është “anti-izraelit” dhe u jep “mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve. Guterres do të mbahet mend si një njollë në historinë e OKB-së për brezat që do të vijnë, ka thënë Katz raporton The Jerusalem Post.

Dje, shefi i OKB-së dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi” dhe bëri thirrje për një armëpushim.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika