Izraeli falënderon Bidenin për veton ndaj armëpushimit në Gaza

Ambasadori i Izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Gilad Erdan, ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden për “qëndrimin e vendosur në anën e Izraelit” duke bllokuar rezolutën që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Në një postim në rrjetet sociale, Erdan thotë se ShBA-të treguan “lidership dhe vlera dhe “pak nga drita largoi shumë errësirë”, raporton The Guardian.

Erdan është kritik ndaj OKB-së, duke thënë se ai është tronditës që ndërsa “Hamasi po gjuan raketa në Izrael”, OKB-ja është “e zënë duke debatuar një rezolutë të shtrembëruar që do t’u mundësojë terroristëve të Hamasit të qëndrojnë në pushtet në Gaza dhe nuk e dënon Hamasin dhe nuk bën thirrje për lirimin e pengjeve”.

“Armëpushimi do të jetë i mundur vetëm me kthimin e të gjithë pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit”, ka theksuar Erdan.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika