Izraeli kryen “sulm hakmarrës” kundër Iranit

Izraeli ka kryer një sulm brenda Iranit, ka thënë një zyrtar amerikan, lëvizje kjo e cila kërcënon ta shtyjë rajonin më thellë në konflikt

Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, që duket të jetë si një përgjigje hakmarrëse ndaj një sulmi të fundit të Teheranit.

Sipas medieve amerikane, që cituan zyrtarë qeveritarë, Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit në orët e hershme të së premtes.

Ky akt ka rezultuar në shpërthime në afërsi të qytetit të Isfahanit.

Video dhe foto të publikuara kanë treguar shpërthime të mëdha, të cilat raportohet se kanë ndodhur në zonën e Isfahanit.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve iraniane Tasnim, e cila është e afërt me Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), ka postuar një video me një mbishkrim duke thënë: “Vendi bërthamor i Isfahanit është plotësisht i sigurt”.

Nuk kishte asnjë “dëm apo incident”, ka thënë komandanti i lartë ushtarak, gjeneral brigade i dytë Mihandoust në provincën Isfahan, sipas Tasnim.

Një zyrtar amerikan ka deklaruar se sulmi i së premtes ishte një sulm izraelit. Izraeli ka refuzuar të komentojë mbi të.

“Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij”, në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force, ka thënë gjeneralmajor në pension Mark MacCarley, për CNN.

“Unë mendoj se ka pasur një proces shumë të qëllimshëm mendimi nga ana e kabinetit të luftës izraelite”, ka shtuar ai.

Megjithatë, agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit, IRNA, ka thënë se shpërthimet ishin pjesë e zjarrit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit, megjithëse këto informacione ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Në kontekstin e tensioneve të përhershme midis dy vendeve, ky sulm i Izraelit vjen si një përgjigje pas një sulmi të dyshuar ajror izraelit në Damask të Sirisë më 1 prill, gjatë të cilit u vranë dy gjeneralë iranianë.

IRGC publikoi një foto që tha se tregonte ndezje në qiellin e Isfahanit, Iran pas raportimeve për shpërthime. IRGC

Që nga ky incident, tensionet kanë rritur frikën për një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Reagimet ndërkombëtare kanë qenë të shprehura për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të përgjigjet në sulmin e paprecedent në tokën e tij.

Ndërkohë, diplomacia ndërkombëtare ka ftuar për vetëpërmbajtje dhe dialog, për të parandaluar një eskalim të situatës në rajon.

Përveç reagimeve diplomatike, një element tjetër që ka shtuar kompleksitetin e kësaj situate është ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara dhe e aleatëve të tjerë në mbrojtje të Izraelit gjatë sulmit të mëparshëm të Iranit.

Pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që u lëshuan kundër Izraelit më 14 prill u rrëzuan, ndërsa forcat e SHBA-së, Francës, Britanisë dhe Jordanisë kontribuuan në këtë mbrojtje.

Për dekada të tëra, Izraeli dhe Irani janë armiq të përbetuar, por ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë ndaj tokës së njëri-tjetrit.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika