Izraeli lejon që 140 mijë litra karburant në ditë të hyjë në Rripin e Gazës

Karburanti pritet të përdoret për kamionët që shpërndajnë ndihma dhe për ekipet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sigurimin e ujit

FOTO:BBC

Izraeli do të lejojë dy kamionë në ditë me karburant që të hyjnë në Rripin e Gazës.

Kjo u bë pas presionit të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ku një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se rreth 140 mijë litra karburant do të lejohen çdo ditë që të hyjnë në Rripin e Gazës, raporton BBC.

Karburanti pritet të përdoret për kamionët që shpërndajnë ndihma dhe për ekipet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sigurimin e ujit.

Ndërsa, pjesa tjetër pritet të përdoret për shërbimet e telefonisë mobile dhe të internetit, të cilat ishin ndërperë për shkak të mungesës së karburantit.

Marrëveshja për lejimin e karburantit në Rripin e Gazës ishte nënshkruar në fillimin e javës së parë të konfliktit, tha zyrtari i DASh-it, por u vonua nga Izraeli pasi ata i thanë ShBA-së se karburanti nuk kishte mbaruar në Gazën jugore dhe se Izraeli donte të negocionte për pamje të pengjeve të marra nga Hamasi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika