Izraeli mbyll shtëpinë e sulmuesit palestinez në sinagogë të Jerusalemit
Oficerët izraelitë të dielën mbyllën shtëpinë e familjes së një palestinezi të armatosur që vrau shtatë persona jashtë një sinagoge në periferi të qytetit, pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu premtoi “një përgjigje të shpejtë”. Shtatë persona, duke përfshirë një 14-vjeçar, u qëlluan për vdekje të premten në sulmin në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të […]
Oficerët izraelitë të dielën mbyllën shtëpinë e familjes së një palestinezi të armatosur që vrau shtatë persona jashtë një sinagoge në periferi të qytetit, pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu premtoi “një përgjigje të shpejtë”.
Shtatë persona, duke përfshirë një 14-vjeçar, u qëlluan për vdekje të premten në sulmin në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, që tërhoqi dënime të gjera ndërkombëtare dhe shtoi frikën e dhunës tashmë në spirale që po përshkallëzohej më tej.
Ky ishte sulmi më i rëndë palestinez ndaj izraelitëve në zonën e Jerusalemit që nga viti 2008 dhe pas një sulmi fatal izraelit në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor, Jenin, të enjten, më vdekjeprurësi atje në vite.

Të shtënat paraqesin një sfidë për Netanyahun, i cili u rikthye në pushtet në dhjetor në krye të një qeverie nacionaliste të djathtë, duke premtuar të përmirësojë sigurinë personale për izraelitët pas një serie sulmesh vdekjeprurëse në rrugë palestineze vitin e kaluar.
Ushtria izraelite të shtunën ka thënë se po dërgonte trupa shtesë në Bregun Perëndimor, i cili ka parë muaj të përkeqësimit të përleshjeve që kulmuan në vitin 2022 me numrin më të lartë të vdekjeve, duke përfshirë militantë dhe civilë, në më shumë se një dekadë, raporton Reuters.
Megjithatë, nuk kishte asnjë shenjë që Izraeli po përgatitej për një përgjigje ushtarake në shkallë të gjerë ndaj të shtënave. Me Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken që vizitoi këtë javë, udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë pritej të përpiqeshin të frenonin dhunën.
Pasi mblodhi kabinetin e tij të sigurisë për një takim natën vonë të shtunën, Netanyahu ka thënë se qeveria do të ndiqte sanksione kundër familjeve të sulmuesve dhe se ai do të paraqiste hapa këtë javë për të “forcuar vendbanimet”.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas nuk ka komentuar sulmin e së premtes, por të shtunën fajësoi Izraelin për dhunën në rritje. Personi i armatosur me sa duket kishte vepruar i vetëm dhe u qëllua për vdekje nga oficerët ndërsa u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes, ka thënë policia.















