Izraeli nis sulm tokësor e ajror në Gazën qendrore, mijëra civilë detyrohen të largohen sërish
Forcat izraelite kanë ndërmarrë një ofensivë të re tokësore dhe ajrore në qytetin Deir al-Balah, në Gazën qendrore, duke shkaktuar një tjetër valë zhvendosjeje të civilëve, shumë prej të cilëve ishin tashmë të strehuar atje pasi ishin larguar nga Rafah dhe Khan Younis. Operacioni nisi herët të hënën, pak orë pasi ushtria izraelite paralajmëroi për […]
Forcat izraelite kanë ndërmarrë një ofensivë të re tokësore dhe ajrore në qytetin Deir al-Balah, në Gazën qendrore, duke shkaktuar një tjetër valë zhvendosjeje të civilëve, shumë prej të cilëve ishin tashmë të strehuar atje pasi ishin larguar nga Rafah dhe Khan Younis.
Operacioni nisi herët të hënën, pak orë pasi ushtria izraelite paralajmëroi për evakuim banorët e gjashtë blloqeve në jugperëndim të qytetit.
Tanket dhe automjetet ushtarake izraelite hynë në qytet nga pika e kontrollit Kisufim, të mbuluara nga sulme të rënda ajrore dhe artilerie, sipas raportimeve të gazetarëve vendas për BBC.
Sulmet goditën lagjet Abu al-‘Ajin dhe Hikr al-Jami’, ndërsa në rrjetet sociale qarkulluan pamje me shpërthime dhe të shtëna të vazhdueshme gjatë përparimit të trupave izraelite.
Mijëra civilë u larguan gjatë natës drejt zonës bregdetare të al-Mawasi, pranë Khan Younis – një nga pak zonat që konsiderohet ende e sigurt në Gazën jugore.
Banorët shprehin frikën se kjo ofensivë mund të jetë pjesë e një strategjie për krijimin e një korridori të ri ushtarak që do të izolonte Deir al-Balah nga pjesa tjetër e rajonit qendror të Gazës.
Nëse kjo konfirmohet, do të ishte aksi i tretë i tillë, pas korridorit Netzarim në qytetin e Gazës dhe boshtit Morag në Rafah.
BBC raporton se ka kërkuar koment nga ushtria izraelite, por ende nuk ka marrë përgjigje.















