Izraeli paralajmëron Iranin për pasoja nëse përshkallëzon gjendjen

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari është shprehur se "Irani do të vuajë pasojat nëse e përshkallëzon më tej situatën"

Foto: AFP

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha të shtunën se “Irani do të vuajë pasojat nëse e përshkallëzon më tej situatën”.

Izraeli është në gatishmëri të lartë. Ne kemi rritur gatishmërinë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”, shtoi zëdhënësi Hagari në një deklaratë video.

Izraeli është në gatishmëri të lartë për një sulm të mundshëm iranian që kur dy gjeneralë iranianë u vranë nga një sulm ajror në kryeqytetin sirian Damask javën e kaluar.

Irani ka fajësuar Izraelin për sulmin dhe është zotuar për hakmarrje. Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmin.

Një sërë grupesh militante në Liban, Irak, Siri dhe Jemen janë të lidhura me Iranin dhe kanë aftësinë të godasin Izraelin. Irani ka gjithashtu raketa me rreze të gjatë veprimi që mund ta arrijnë Izraelin.

Udhëheqësit izraelitë kanë kërcënuar se do të godasin drejtpërdrejt Iranin nëse ai sulmon, dhe presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se angazhimi i SHBA-së ndaj sigurisë së Izraelit është i palëkundur. /VoA

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika