Izraeli po gumëzhin për skandalin në ndeshjen e basketbollit: Tifozët ndërprenë një minutë heshtje

Tifozët e Hapoel Tel Aviv shkaktojnë skandal në ndeshjen kundër Hapoel Beer Sheva, duke fishkëllyer gjatë kohës kur po mbahej një minutë heshtje për policët e rënë izraelitë kundër Hamasit

Pamje nga tribunat e ndeshjes

Tifozët e Hapoel Tel Aviv kanë shkaktuar skandal duke gjykuar nga reagimet që bënë në Izrael, pasi para ndeshjes së djeshme kundër Hapoel Beer Sheva kanë fishkëllyer një minutë heshtje për policët e rënë izraelitë.

Përkatësisht, ndeshja iu kushtua policëve të rënë gjatë operacionit “Shpatat e Hekurta”, me të cilin Izraeli iu përgjigj Hamasit për sulmin e 7 tetorit.

Megjithatë, më shumë tifozë të Hapoel Tel Aviv filluan të fishkëllenin dhe të këndonin gjatë minutës së heshtjes.

Mediat izraelite supozojnë se ky lloj reagimi i tifozëve ka ardhur për shkak të konflikteve me policinë dhe agjencitë vendore të zbatimit të ligjit në vitet e fundit.

Menjëherë kanë reaguar zyrtarë nga klubi, të cilët kanë kërkuar falje për të gjithë ata që janë lënduar nga ky lloj shpërthimi i tifozëve dhe ka ardhur edhe përgjigjja nga policia dhe qeveria izraelite.

“Sjellja e tifozëve të Hapoelit është një njollë e zezë që do t’i ndjekë gjithë jetën këta tifozë. Sjellja e tyre lëndoi familjet e policëve të pranishëm në sallë”, është thënë në komunikatën e policisë lokale.

Dënim ka ardhur edhe nga Ministria e Sigurisë Kombëtare e Izraelit, e cila ka dënuar sjelljen e tifozëve dhe i ka bërë thirrje federatës që t’i ndalojë këta tifozë nga ndeshjet e kampionatit kombëtar.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika