Izraeli propozon largimin e lirë të liderëve të Hamasit nga Gaza si pjesë e një marrëveshjeje

Izraeli ka propozuar që liderët e lartë të Hamasit të largohen nga Gaza si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë armëpushimi, kështu kanë thënë dy zyrtarë të njohur me dialogun ndërkombëtar

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit përmes Reuters.

Izraeli ka propozuar lejimin e liderëve të lartë të Hamasit që të largohen nga Gaza si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë armëpushimi, kanë deklaruar për CNN dy zyrtarë.

Megjithëse do t’u jepte një kalim të sigurt nga Gaza liderëve të lartë të Hamasit që orkestruan sulmin e 7 tetorit, largimi nga Gaza i liderëve të saj do të mund ta dobësonte kontrollin e Hamasit në brezin e shkatërruar nga lufta, duke i dhënë mundësinë gjithashtu Izraelit të vazhdojë të gjurmojë objektivat me vlerë të lartë jashtë vendit.

Ndaras nga kjo, raportohet se Izraeli ka ofruar një armëpushim dymujor si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme pengjesh.

Propozimi i jashtëzakonshëm, i cili nuk është raportuar më parë, vjen pasi Izraeli ka luftuar për të arritur qëllimin e tij të deklaruar për të shkatërruar plotësisht Hamasin.

Pavarësisht luftës së tij gati katërmujore në Gaza, Izraeli ka dështuar të kapë ose të vrasë ndonjë nga udhëheqësit më të lartë të Hamasit në Gaza dhe ka lënë të paprekur rreth 70% të forcës luftarake të Hamasit, sipas vlerësimeve të vetë Izraelit.

Sugjerimi i Izraelit se liderët e Hamasit mund të largohen nga Gaza, megjithëse nuk ka gjasa të pranohet nga Hamasi, është diskutuar si pjesë e negociatave më të gjera të armëpushimit të paktën dy herë në javët e fundit.

Zyrtarët amerikanë dhe ndërkombëtarë të njohur me negociatat kanë thënë se angazhimi i fundit i Izraelit dhe Hamasit në bisedime është inkurajues, por se një marrëveshje nuk duket e afërt.

Propozimi “nuk do të funksiononte kurrë”

Propozimi për liderët e Hamasit për t’u larguar nga Gaza u ngrit në Varshavë në dhjetor nga Barnea, zyrtari më i lartë i inteligjencës izraelite kur u takua me drejtorin e CIA-s të SHBA, Bill Burns dhe kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al Thani, i cili ka vepruar si ndërmjetës me Hamasin.

Zyrtari i njohur me diskutimet në takime ka deklaruar për CNN se më pas u diskutua përsëri kur Blinken ishte në kryeqytetin e Katarit në fillim të këtij muaji.

Presioni po rritet mbi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të dhënë njëlloj rezolute. “Fitorja e plotë” ndaj Hamasit për të cilën ai ka kërkuar është shumë larg, me pranimin e tij.

Ndërkohë, zemërimi mes izraelitëve është rritur për paaftësinë e qeverisë për të sjellë në shtëpi më shumë se 100 pengje që mbahen në Gaza.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika