Izraeli rrethon qytetin e dytë më të madh në Gazë

Ushtria izraelite ka thënë se forcat e saj kanë rrethuar Han Junisin, qytetin më të madh të Gazës, i cili ditëve të fundit është përballur me luftime të ashpra

Sulmet izraelite në Han Junis në dhjetor të vitit 2023. Foto: Reuters

Ushtria izraelite tha se forcat e saj kanë rrethuar Han Junisin, qytet në jug të Rripit të Gazës.

Qyteti i dytë më i madh i këtij territori ditëve të fundit është përballur me luftime të ashpra dhe dhjetëra palestinezë janë vrarë dhe plagosur.

Operacionet për rrethimin e Han Junisit, ushtria izraelite i nisi një ditë më parë.

“Gjatë ditës së kaluar, trupat e ushtrisë kanë kryer operacione të gjëra gjatë të cilave kanë rrethuar Han Junisin dhe kanë thelluar operacionet tona në zonë”, tha ushtria. “Trupat tokësore janë përfshirë në luftime të afërta, në sulme direkte, duke rezultuar në eliminimin e dhjetëra terroristëve”, u tha në njoftim.

Zyrtarët izraelitë thanë se liderë kryesorë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – mund të jenë duke u fshehur në tunelet e qytetit.

Në njoftimin për rrethimin e Han Junisit, ushtria izraelite nuk dha dëshmi për vrasjen e pretenduar të luftëtarëve të Hamasit dhe detajet e luftimeve në atë zonë nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Han Junisi është vendlindja e Yehya Sinwar, një lider i lartë i Hamasit në Gazë, vendndodhja e të cilit është e panjohur.

Lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 25.000 palestinezë, sipas të dhënave të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi. Megjithatë, ky institucion nuk bën dallimin në mes të civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se dy e treta e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. /REL

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika