Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka deklaruar se spitali “Farabi” në qytetin Kermanshah ka qenë objektiv i një sulmi izraelit.

Ai e ka quajtur këtë akt një “fundosje të së drejtës ndërkombëtare dhe krim lufte”.

Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, spitalet nuk duhet të sulmohen gjatë konflikteve të armatosura, përveç në raste shumë të kufizuara. Shkelja e kësaj rregulle mund të përbëjë krim lufte.

Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA), raportoi se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe shpëtimi, por nuk dha informacion për viktima.

Thuhet se reparti i kujdesit intensiv është dëmtuar rëndë nga sulmi.

Spitali Farabi është qendra kryesore neurologjike në provincën Kermanshah dhe përfshin gjithashtu një repart psikiatrik./SkyNews