Izraeli sulmon sërish Rafahun

FOTO:EPA

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se të paktën nëntë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në jug të qytetit të Rafahut, ndërsa avionët dhe tanket izraelite goditën disa pjesë të territorit gjatë natës.

Sipas ministrisë, një raketë ka goditur një ndërtesë banimi në qytet, raporton BBC.

Sulmi vjen pas shqetësimit në rritje të zyrtarëve të ShBA-së lidhur me planin e Izraelit për të kryer ofensivë ushtarake në Rafah.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se përfaqësuesit e kryeministrit të Izraelit janë pajtuar “që t’i kenë parasysh këto shqetësime”./BBC

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika