Izraeli thotë se 30 palestinezë janë liruar nga burgu

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit (IPS) ka konfirmuar se 30 palestinezë janë liruar sipas marrëveshjes së armëpushimit

Foto nga arkivi

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit (IPS) ka konfirmuar se 30 palestinezë janë liruar sipas marrëveshjes së armëpushimit, përfshirë burra dhe gra.

IPS ka deklaruar se të gjithë të burgosurit janë liruar nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor dhe Qendrën e Paraburgimit të Jerusalemit.

Ata u bashkohen 150 palestinezëve të tjerë, kryesisht gra dhe djem adoleshentë, të cilët deri më tani janë liruar nga burgjet izraelite që nga e premtja si pjesë e armëpushimit, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Ata u zgjodhën nga një listë origjinale prej 300 palestinezësh të përpiluar nga Izraeli, të akuzuar për një sërë veprash, nga gjuajtja e gurëve deri te nxitja në tentativë për vrasje. Më pak se një e katërta e atyre që ishin në listë ishin dënuar, shumica dërrmuese po mbaheshin në paraburgim në pritje të gjykimit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika