Izraeli thotë se ka zmbrapsur një sulm të rebelëve Huthi

Ushtria izraelite tha më 23 mars se ka rrëzuar një raketë të lëshuar nga Jemeni, para se të hynte në territorin izraelit.

Ky sulm paraqet një përshkallëzim të situatës mes Izraelit dhe rebelëve jemenas, Huthi, të cilët mbështeten nga Irani.

Rebelët jemenas morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se grupi gjuajti një raketë balistike në drejtim të aeroportit Ben Gurion, afër Tel Avivit, tha zëdhënësi ushtarak, Yahya Saree.

Saree tha se sulmi çoi në pezullimin e trafikut ajror në këtë aeroport për një orë e gjysmë.

Megjithatë, autoriteti që menaxhon aeroportet në Izrael tha se aeroporti nuk u prek nga ky sulm.

Zëdhënësi i rebelët Huthi – grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara – pa ofruar asnjë provë, pretendoi se rebelët të dielën kishin kryer sulme ndaj aeroplanmbajtësit amerikan, USS Harry S. Truman, në Detin e Kuq.

Rebelët Huthi së fundi janë zotuar se do të përshkallëzojnë sulmet, përfshirë sulmet ndaj Izraelit, në përgjigje të sulmeve të kryera nga SHBA-ja më herët gjatë këtij muaji, që përbëjnë operacionin më të madh ushtarak të SHBA-së në Lindjen e Mesme që kur presidenti Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Sulmet amerikane ndaj rebelëve jemenas kanë lënë të vrarë të paktën 50 persona.

Po ashtu, sulmi i fundit i rebelëve jemenas vjen pasi ata janë zotuar se do të zgjerojnë caqet e tyre në Izrael, në kundërpërgjigje ndaj rinisjes së sulmeve izraelite në Gazë që kanë lënë qindra të vrarë ditëve të fundit./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika