Izraeli vazhdon sulmet në Liban, plagosen tre ushtarë gjatë çaktivizimit të municioneve

Pavarësisht armëpushimit dhe marrëveshjes kornizë të arritur për situatën në rajon, Izraeli ka vazhduar sulmet në territorin e Libanit.

Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve, NNA, raportoi se artileria izraelite ka goditur me disa predha qytetin Mansouri, në jug të Tirit.

Në një zhvillim tjetër, ushtria libaneze njoftoi se tre pjesëtarë të saj janë plagosur gjatë një operacioni për çaktivizimin e municioneve të pashpërthyera në zonën e Zautarit Perëndimor, në provincën Nabatiyeh.

Sipas ushtrisë, forcat libaneze ishin dislokuar në Zautarin Perëndimor, në veri të lumit Litani, më 21 korrik, si pjesë e një programi pilot të nisur pas tërheqjes së trupave izraelite nga kjo zonë.

Pas vendosjes në terren, njësitë e ushtrisë nisën operacionet e kontrollit dhe pastrimit të zonës nga municionet e pashpërthyera.

Gjatë këtyre operacioneve ndodhi edhe incidenti në të cilin u plagosën tre ushtarët libanezë.

Autoritetet libaneze vazhdojnë operacionet për identifikimin dhe çaktivizimin e mjeteve të rrezikshme të mbetura në zonat ku më parë ishin të dislokuara forcat izraelite.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika