Izraelitët analizojnë Kosovën para ndeshjes: Lojtarët duken të relaksuar dhe pa presion

Derisa te Izraeli presioni është i madh, atmosfera në kampin e Kosovës duket dukshëm më e qetë para ndeshjes që zhvillohet të enjten, nga ora 20:45, në Debrecen të Hungarisë.

Mediumi izraelit “One” i ka kushtuar vëmendje atmosferës te Kosova, duke shkruar se lojtarët “Dardanë” e kanë shfrytëzuar kohën e lirë për të shëtitur në qytetin hungarez, për të pirë kafe dhe për të shijuar motin me diell.

Sipas mediumit izraelit, futbollistët e Kosovës janë parë të relaksuar në prag të përballjes.

“Në fotografitë e bëra mes stërvitjeve, lojtarët e Kosovës duken të relaksuar dhe të lirë, pa shumë shenja të presionit në prag të ndeshjes. Kjo sjellje mund të interpretohet si ndjenjë e besimit në anën e Kosovës karshi Izraelit dhe, po ashtu, si shenjë se nuk janë shumë të entuziazmuar për kundërshtarin që i pret”, ka shkruar ndër të tjera mediumi izraelit.

Situata është më ndryshe në kampin e Izraelit, ku priten ndryshime të shumta pas humbjeve në dy ndeshjet e fundit. Mbetet të shihet nëse qetësia dhe atmosfera pozitive te Kosova do të reflektohen edhe në fushë në përballjen e së enjtes.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika