Jabllanoviq: Kontrabanda në veri nuk mund të bëhet pa ndihmën e faktorëve biznesorë në Prishtinë
Aleksandër Jabllanoviq ka deklaruar se kontrabanda me mallra në veri të Kosovës nuk mund të ketë sukses pa ndihmën e disa faktorëve biznesorë në Prishtinë. Ai, në “Five” në RTV Dukagjini, tha se mallrat që kontrabandohen nga Serbia i tejkalojnë nevojat e popullatës serbe në Kosovë. “Asnjë kontrabandë serioze në veri nuk mund të ekzistojë […]
Aleksandër Jabllanoviq ka deklaruar se kontrabanda me mallra në veri të Kosovës nuk mund të ketë sukses pa ndihmën e disa faktorëve biznesorë në Prishtinë.
Ai, në “Five” në RTV Dukagjini, tha se mallrat që kontrabandohen nga Serbia i tejkalojnë nevojat e popullatës serbe në Kosovë.
“Asnjë kontrabandë serioze në veri nuk mund të ekzistojë pa përfshirjen e disa faktorëve biznesorë në Prishtinë. Nëse e shihni vëllimin e kontrabandës, shihni që mallrat nga Serbia, që importohen në Kosovë, e tejkalojnë nevojën e popullatës në veri të Kosovës. Kjo i bie që këto mallra shkojnë tutje”, tha ai.
Sipas tij, Prokuroria duhet të tregojë nëse kontrabanda ka të bëjë vetëm me Milan Radojçiqin.
“Nëse ju për çdo kontrabandë e lidhni me Radojçiqin, nuk mund të futem, Prokuroria ka prova për diçka, për diçka nuk ka. Ky lob i kontrabandistëve nuk është aq i madh në numër, mund të ketë deri në 60 persona. Ka shqiptarë që janë të përfshirë në kontrabandë”, tha ai.















