Jabllanoviq nuk konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet në veri, kërkon koordinim me Beogradin
Aleksandër Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës, para gazetarëve në Prishtinë, nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e subjektit të tij në zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor, të caktuara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Pasi të marrim konfirmimet nga KQZ dhe nga organet e sigurisë për mbarëvajtje të zgjedhjeve, me gjasë 18 dhjetori […]
Aleksandër Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës, para gazetarëve në Prishtinë, nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e subjektit të tij në zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor, të caktuara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Pasi të marrim konfirmimet nga KQZ dhe nga organet e sigurisë për mbarëvajtje të zgjedhjeve, me gjasë 18 dhjetori do të jetë data e fundit për zgjedhje”, ka deklaruar Osmani në një konferencë media.
Osmani: Sipas të gjitha gjasave, 18 dhjetori do të jetë data e zgjedhjeve në katër komunat veriore
Jabllanoviq tha për organizmin e zgjedhjeve në veri duhet të ketë koordinonim të qartë me Beogradin.
“Çfarë tani mund t’ju them si një njeri i cili vjen nga veriu i Kosovës është se disponimi i shumicës së qytetarëve të veriut, pra të serbeve, është që nuk duhet që tani të dilet në zgjedhje. A do të ndryshoj ndonjë gjë në ndërkohë dhe se në çfarë drejtimi, ajo varet shumë nga disponimi i qytetarëve nga veprimet/potezat e Qeverisë në Prishtinë e sidomos nga veprimet/potezat e Qeverisë sonë në Beograd. Ne duhet që të kemi koordinim të qartë dhe të afërt me Qeverinë e Republikës së Serbisë, sepse këto nuk janë zgjedhje e thjesht, këto janë zgjedhjet në një moment specifik, i cili mund të jetë shumë i paparashikueshëm. Tani për tani nuk kemi marrë përgjigje nga Prishtina për pyetjet që i kemi parashtruar”, tjënë Jabllanoviq, shkruan KP.
Gjithashtu në takimin me Osmanin mori edhe pjesë, Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive, tha se i ka propozuar presidentes shtyrjen e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, pasi që sipas tij, nuk ka kushte për mbajtjen e tyre.
“Unë isha pak më i theksuar se kolegu im, duke thënë se kushte për zgjedhje nuk ka. Pra zgjedhjet si të tilla mund që të përdoren për ngritjen eventuale të tensioneve, konflikteve, incidente dhe për përshkallëzim të disa veprimeve të padëshiruara dhe dhunës. Dhe kam kërkuar që të gjendet një mënyrë tjetër, pra se si t’i shtyjmë zgjedhjet në këtë moment ose të gjejmë mënyrë tjetër se si t’i prolongojmë për një periudhë të caktuar kohore”, tha Rashiq.















