Basketbollisti i Trepçës, Ja’Cori Payne, është shpallur MVP i javës së parë të Superligës së Kosovës në basketboll.
30-vjeçari shkëlqeu në fitoren e Trepçës ndaj Rahovecit 029 me rezultat 106:101, duke realizuar 25 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.
Paraqitja e tij bëri që Payne të zërë vend edhe në pesëshen më të mirë të javës.
Në pesëshe u përfshinë gjithashtu Samir Zekiqi i Rahovecit 029, Laolu Oke i Borës, si dhe Shannon Shorter dhe Lejson Zeqiri të Bashkimit.
