Jahaj: Çuditem pse Avni Dehari është në listë të VV-së, u keqpërdor gjaku i djemve të tij
Analisti Kastriot Jahaj ka komentuar përfshirjen e Avni Deharit në listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e ardhshme. Jahaj tha se ai u çudit kur pa emrin e Deharit, duke shtuar se për të ishte e papritur që ky emër do të përfshihej në këtë listë, pasi ai beson se është […]
Analisti Kastriot Jahaj ka komentuar përfshirjen e Avni Deharit në listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e ardhshme.
Jahaj tha se ai u çudit kur pa emrin e Deharit, duke shtuar se për të ishte e papritur që ky emër do të përfshihej në këtë listë, pasi ai beson se është keqpërdorur emri dhe gjaku i familjes Dehari nga VV-ja.
“Problemin e kam te Avni Dehari. Këtë unë nuk e kam prit që ka me qenë në listë fare. Për shkak se më ka ardhur keq kur e kam parë për herë të parë në listë. Ndërsa nuk më vjen keq, tash çuditem pse është në listë të VV-së. Kur dihet që është keqpërdor emri i tij, është keqpërdor emri i familjes së tij, i është keqpërdor gjaku i djemve të tij.
Sot familja Dehari është dashur me pas rezultat për fatin e fëmijëve të vet. Sot pas 4 vjetëve familja Dehari ashtu siç iu ka premtuar është dashur të ketë rezultat dhe jo më iu humb provat ministres së Drejtësisë. Këtë nuk e kam prit, këto janë çështje të drejtësisë që munden me qenë edhe më të komplikuara sesa që i shohim ne jashtë”, ka thënë Jahaj në Debat Plus.















