Analisti Kastriot Jahaj ka thënë në emisionin Debat Plus se premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për futjen e hajnave në burg para katër vitesh, por edhe tani pas katër vitesh i njëjti refren derisa në praktikë asgjë konkrete nuk kanë ndërmarrë tingëllon ‘shterpë’.

‘’Nuk pe dina për cilët hajna po flasin, kënd duhet me shti në burg për shkak se edhe vet janë përfshi ose janë involvu në veprime të rënda kriminale siç është rasti me shit-blerjen e rrymës, me blerjen e rezervave shtetërore e me ambalazhuesit e ujit e shumë e shumë skandale të mëdha të tjera të korrupsioni për të cilat skandale le më që s’kanë dhënë llogari por edhe kanë sulmu Prokurorinë e Shtetit pse i ka hetu’’, ka thënë ai.

Jahaj ka thënë se partia në pushtet[Vetëvendosje] është e pa besueshme dhe se deklarimet e tyre janë shterpë.

‘’Hala flasin për hajnat në burg a ne e dimë se çfarë presioni kanë bë në sistemin e drejtësisë jo veç në Prokurori por edhe në Gjykata po edhe në Polici e kanë bë të njëjtin presion’’, ka thënë ai.

Për me qenë të besueshëm kandidatët për kryeministër sipas Jahës duhet të deklarohen se nëse kanë ndonjë zyrtarë të dyshuar për vepra të rënda penale ai ka me dhënë dorëheqje dhe ka me u përjashtu pa u prezumu fajësia apo pafajësia, pra deri sa të merret një vendim.

‘’Këtu e humb integritetin qajo parti e qaj politikan që flet për drejtësi në momentin që  i mbron njerëzit e dyshuam për veprime të rënda kriminale’’, ka thënë Jahaj në ‘Debat Plus’.