Jaho dhe Kajtazi, dy soprano të suksesshme shqiptare

Ermonela Jaho nga Shqipëria dhe Elbenita Kajtazi nga Kosova janë dy soprano shqiptare që po arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport në rrjetin social “facebook” ka shkruar për dy sopranet shqiptare, atë të Shqipërisë, Ermonela Jaho dhe Elbenita Kajtazi nga Kosova, duke theksuar se suksese si këto zgjojnë ndjenja të fuqishme krenarie.

“Çmimi ‘Artiste e vitit 2023’ i ndarë nga Classical Music Awards, iu delegua sopranos së shquar të operës botërore Ermonela Jaho, me arsyetimin ‘Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, ajo mahnit me estetikën e saj të pastër vokale’”, ka shkruar Ministria e Kulturës.

Tutje, Ministria e Kulturës ka shkruar se “i artë ishte edhe debutimi në Opéra-Comique në Paris i sopranos Elbenita Kajtazi. Aria e saj ‘Unë them se asgjë nuk më tremb’, interpretuar me ndjeshmëri të madhe dhe një zë të kthjellët me nota të larta rrezatuese, i dha asaj një duartrokitje të gjatë nga publiku. Kështu thuhet në njërën nga shumë kritikat e publikuara në shtypin francez kushtuar punës, përkushtimit dhe talentit të Kajtazit”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika