Jahti “Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it ankoruohet në Portin e Durrësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të premtën e 8 korrikut ka njoftuar se jahti "Moonrise" i themeluesit të WhatssApp-it Jan Koum është ankouruar nga Porti i Spanjks në Portin e Durrësit. Rama ka shtuar se shumë jahte e kanë zgjedhur portet shqiptare për tu ankoruar dhe sjellë turistë të huaj

Jahti "Moonrise" në Portin e Durrësit

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, të premtën e 8 korrikut në një postim në Facebook ka bërë të ditur lajmin se jahti “Moonrise” i Jan Koum, themeluesit të WhatsApp-it është ankoruar në Portin e Durrësit nga Porti i Spanjës.

“Nga porti i Barcelonës në Spanjë, në Portin e Durrësit në Shqipëri. Ky është superjahti ‘’Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum i cili është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit”.

Jahti “Moonrise”

Tutje në njoftimin e Edi Ramës shkruhet se që nga fillimi i sezonit turistik kanë qenë të shumtë kroçerat dhe jahtet e huaja që kanë zgjedhur portet shqiptare për tu ankoruar dhe sjellë turistë të huaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika