Jake Paul mund Anderson Silva për të mbetur i pamposhtur në karrierën e tij të boksit
Youtuber-i i kthyer në boksier Jake Paul të shtunën e mundi kampionin legjendar të UFC-së Anderson Silva me pikë, përpara një turme prej 14 mijë njerëzish në Desert Diamond Arena në Phoenix, Arizona. Lufta zgjati tetë raunde dhe Paul-it iu dha fitorja me një vendim unanim, duke vulosur fitoren në raundin e fundit. Kjo shënoi […]
Youtuber-i i kthyer në boksier Jake Paul të shtunën e mundi kampionin legjendar të UFC-së Anderson Silva me pikë, përpara një turme prej 14 mijë njerëzish në Desert Diamond Arena në Phoenix, Arizona.
Lufta zgjati tetë raunde dhe Paul-it iu dha fitorja me një vendim unanim, duke vulosur fitoren në raundin e fundit.
Kjo shënoi fitoren më të rëndësishme deri më tani në karrierën e re të 25-vjeçarit në boks, edhe pse Silva, në moshën 47-vjeçare, është në muzg të karrierës së tij dhe ai është i njohur për arritjet e tij në UFC dhe jo në boks.
Paul tashmë ka gjashtë fitore dhe asnjë humbje prej që kur e filloi karrierën e tij si boksier. Pas ndeshjes me Silavan, ai i bëri thirrje luftëtarit të UFC-së, Nate Diaz që të ndeshet me të.
“Ndjehem sikur po jetoj në një film”, tha Paul më pas, sipas Sky Sports. “Nuk mund ta kishe shkruar këtë në një histori.
“Thjesht duke qenë në ring me të, duke parë zemrën e tij, guximin, trimërinë e tij, ky është kampioni që unë shikoja. Ai është një frymëzim i tillë.”
Paul goditi 83 grushta kurse Silva 79, sipas ESPN Stats.
“Unë jam një superhero, por ndonjëherë gjysma e njeriut dështon,” tha Silva, sipas ESPN.















