Në episodin e radhës të emisionit “Prapa Grilave” në TV Dukagjini, gazetari Lirion Lloazani solli rrëfimin e 20 vjeçarit i cili është dënuar hiq më pak se pesë vite burgim si rezultat i veprës penale, shtytje, cytje apo shtrëngim i të miturit nën 14 vjeç në aktivitet seksual.

Madje pika 6 e nenit 236 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës thotë se:

“Kushdo që e bind, nxit, cyt apo shtrëngon personin nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet që të përfshihet në ndonjë aktivitet seksual për të cilin cilido person mund të akuzohet për vepër penale, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.”

20-vjeçari: Përshëndetje unë jam 20-vjeçar, jam që 4 muaj ditë dënim, jam i dënuar pesë vite edhe katër vite kam me i mbajtë dënim. 8 muaj i kam mbajtur paraburgim edhe 4 i kam mbajtë tash dënim. Jam për veprën penale dhunim edhe 4 vjet më kanë mbetur tash dënim.

Ky 20-vjeçar që me këtë rast ishte përballur në moshë të mitur, tregon se në klasën e 11 e kishte braktisur mësimin.

“Jam merr me saldim, kam punuar me gilindera, më së shumti kohën e kam qu në punë prej 15 vjet, ja kam nis me punu vetëm këtë zanat, shkollën nuk më ka ec, e kam pa që nuk po ec, jam angazhu me punë….Jo, e kam ndërpre[shkollën]”, ka thënë ai.

Krahas çështjes së shkollimit ai ka folur më shumë për jetën e tij, për të kaluarën, për periudhën para se të përfundojë në burg.

“Po kam fol me ta[familjen], më kanë thënë: kryje bile të mesmen, se pa të mesmen nuk bën kurgjo. Kam thënë: nuk po ma do shkollën, me zor nuk shkon kurgjafi… Jam kanë djalë problematik, po jo probleme të mëdha…Do të thjeshta, këso të vogla, jo kështu që me thënë”, ka thënë ai duke shtuar se asnjëherë nuk ka qenë përdorues i substancave narkotike.

I dënuari për dhunim seksual tregon se si nisi e gjithë ngjarja.

Ai e kishte takuar një vajzë në njërin nga qytetet e Kosovës dhe ishte njoftuar me të në rrugë.

“Ka ndodhur para 3 viteve, 17 vjet i kam pasur, ai far rasti ka ndodhur vetëm qaty për qaty, nuk kam mundur me e kontrollu veten edhe kam vepru jashtë normales”, ka thënë ai duke shtuar se për këtë vepër penale të dhunimit edhe është dënuar.

Ai e mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale me forcë ose me dhunë, pa dëshirën e vajzës, por sipas tij problem ishte mosha e saj për të cilin nuk ishte në dijeni.

“Rasti u kanë se u pata taku me të në rrugë… më patë thënë që i ka 17… normal i ka 14, e unë isha 17 vjet…”, ka thënë ai.

“Po tu fol me të, tu i bo pyetje a je në shkollë në cilën shkollë je, më patë thënë që po jam në klasë të 11 a 12 edhe i pata besu, edhe u patëm ndalë në njëfarë vendi e ja pata nis me kry akt s****** me të“, ka rrëfyer ai duke shtuar se akti ishte me dëshirën e saj.

“Po u kanë me dëshirën e saj, por ka pasur qef pare, ajo pare ka pasur qef…Unë i kam thënë pare nuk të jepi, ajo më ka kërcënu që kam me të qu në Polici, i kam thënë qom po edhe unë bara me ty vij“, ka rrëfyer ai.