“Jam i shokuar!”, reagon Pacolli pas arrestimit të ish-këshilltarit të tij për vrasjen e Liridona Murselit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me vrasjen e Liridonës Murselit, gruan e ish-këshilltarit të tij, Naim Murselit. Ai ka thënë se është i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilët ai thotë se ka njohur personalisht.

“I përgëzoj Policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i paparë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrë dënimin maksimal për këtë”.

Sipas Pacollit, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta iu mor në rininë e saj.

“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës”, ka shkruar Pacolli.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika