“Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin e saj” thotë deputetja nga Turqia në KiE

Gören Bölük, deputete e Turqisë në KiE ka thënë se mbështet anëtarësimin e Kosovës duke thënë se procesi integrues i saj “nuk ka kthim mbrapa”

Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE), Seda Gören Bölük, gjatë fjalës së saj në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ka treguar se është me prejardhje nga Kosova.

Gören Bölük ka shprehur mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke thënë se procesi integrues i saj “nuk ka kthim mbrapa”.

“Ne besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Gören Bölük.

“Me këtë besim, si parlamentare, me prejardhje nga Kosova, e mbështes plotësisht, me gjithë zemër, raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ndër të tjera deputetja turke Seda Gören Bölük.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika