Ish-presidenti i Kosovës Bexhet Pacolli, ka reaguar se si në media në kohën e fundit shumë persona janë duke dhënë mendimin e tyre mbi ngjarjen që trondit Kosovën e cila është vrasja e Liridona Ademajt.

“Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit, për viktimën dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidhshmëri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka”, ka shkruar Pacolli.

Më tutje, ai ka thënë këta njerëz me gënjeshtrat e tyre po iu shkaktojnë dhembje familjarëve të Liridonës.

“Kështu, këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin). Këta njerëz  po u shkaktojnë dhembje, atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre”, ka theksuar ai.

Arrestohet edhe një person për vrasjen e Liridona Ademajt

Pacolli ka përfunduar duke thënë se këta persona “duhet të përgjigjen para drejtësisë!”.