James Rubin viziton Ballkanin Perëndimor, shmang Kosovën dhe Serbinë

I dërguari special dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit, James Rubin, për katër ditë do të vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

James Rubin

I dërguari special dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit, James Rubin, për katër ditë do të vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në këtë vizitë ai nuk do të ndalet në Kosovë dhe Serbi.

Këtë vizitë, Rubin do të zhvillojë gjatë 10-14 prillit, njofton Departamenti i Shtetit.

“Në Podgoricë dhe Shkup, i dërguari i posaçëm Robin do të takohet me zyrtarët qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit. Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërshtojnë së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionet”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Rubin do të marrë pjesë në takim me ambasadorët amerikanë nga Ballkani Perëndimor.

Rubin është emëruar në këtë detyrë në dhjetor të vitit të kaluar nga sekretari i Shtetit, Anthony Blinken.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika