Arrestohen katër persona të huaj, dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë

Të enjten është raportuar se katër persona të huaj, dy femra dhe dy meshkuj, nga Maroku e Tunizia, janë zënë duke qëndruar ilegalisht në Prishtinë. Ata dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës dhe kanë kryer veprën “Kalim i paautorizuar i kufirit”

Fotoilustrim





Të enjten e 20 tetorit, rreth orës 18:40, është raportuar se katër persona të huaj, dy femra dhe dy meshkuj, nga Maroku e Tunizia, janë zënë duke qëndruar ilegalisht në një banesë në Prishtinë, kështu bëhet e ditur në Raportin e Policisë.

“Rr. Ferid Curri, Prishtinë 20.10.2022 – 18:40. Është raportuar se katër persona të huaj dy femra dhe dy meshkuj nga Maroku e Tunizia, janë zënë duke qëndruar ilegalisht në një banesë në Prishtinë, dhe dyshohet se ata kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.

Personat dyshohen se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës dhe kanë kryer veprën “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

Të dyshuarit, sipas policisë, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika