“Janë nis me t’vra”, Presidentja Osmani sërish kërcënohet me email
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe sigurinë e saj personale. Së fundmi, një tjetër email kërcënues ka arritur në adresën zyrtare të Presidencës së Kosovës. Në përmbajtjen e këtij emaili që ka siguruar Dukagjini, thuhet “Janë nis me të vra k* edhe shpijunat e Serbisë, […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe sigurinë e saj personale.
Së fundmi, një tjetër email kërcënues ka arritur në adresën zyrtare të Presidencës së Kosovës.
Në përmbajtjen e këtij emaili që ka siguruar Dukagjini, thuhet “Janë nis me të vra k* edhe shpijunat e Serbisë, polici çka janë me armë kontrabandume.”**

Ky nuk është rasti i vetëm. Edhe disa javë më parë, Presidentja Osmani kishte marrë një tjetër kërcënim përmes së njëjtës adresë elektronike institucionale.
Në atë mesazh thuhej “Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj.”
Lidhur me këto kërcënime, Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet për të identifikuar personin apo personat përgjegjës.
“Ditën e enjte, kur është pranuar raporti policor për veprimet fillestare, menjëherë është caktuar një prokuror përgjegjës nga Prokuroria Speciale. Rasti do të trajtohet me prioritet të lartë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të siguruar zbardhjen e plotë të çështjes dhe ndëshkimin e autorëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.















