Janjiq: Askush nuk do të ishte më i lumtur se Putini nëse do të kishte të shtëna në veri të Kosovës

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka thënë se “askush nuk do të ishte më I lumtur sesa Putini nëse do të kishte të shtëna në veri të Kosovës

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq, ka thënë se situata aktuale në Kosovë është në një fazë që mund të quhet krizë dhe po i vjen fundit.

Janjiq tha se Barrikadat ishin vetëm një mjet brenda konfliktit të menaxhimit dhe politikës së reciprocitetit, të cilën Beogradi dhe Prishtina dhe Vuçiqi dhe Kurti e “kapën”.

Ai theksoi se askush nuk do të ishte më i lumtur se sa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nëse do të kishte të shtënë në veri të Kosovës.

“Askush nuk do të ishte më i lumtur se Putini nëse do të luante dhe qëllonte në veri (Kosovë). “Kishte të shtëna, por kjo ishte tashmë faza kur ne po negocionim se çfarë të bënim me barrikadat”, tha Janjiq, shkruan “Nova“.

Atë që mediat e paraqitën si “vringëllimë të armëve, tregimin për forcat dhe vendosja e obuseve [haubicave]”, Janjiq e ka parë si një “mekanizëm përgatitjeje për heqjen e barrikadave”.

Sipas tij, pasojnë vetëm negociatat, sepse barrikadat janë vendosur me vendim të njëanshëm, si reciprocitet i masave që ndërmori Prishtina.

“Ato negociata fillimisht do të duhet të jenë për pasojat e barrikadave, për kthimin e listës serbe dhe rivendosjen e ligjshmërisë dhe legjitimitetit të institucioneve të Kosovës tek serbët, dhe vetëm pas kësaj do të vijojnë bisedimet e famshme për të ardhmen dhe statusin në Kombet e Bashkuara”, tha Janjiq.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika