Janjiq: Beogradi nuk është i gatshëm për një dialog serioz, nuk kemi ekip ekspertësh

Serbia nuk është gati për një dialog serioz më Republikën e Kosovës sipas analistit politik, Dushan Janjiq. Janjiq ka theksuara se pala serbe nuk është gati të marr përgjegjësi por, vetëm e mashtrojnë popullin serb duke iu thënë së Kosova është pjesë e Serbisë

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq

 





“Nuk jemi gati për dialog serioz, nuk kemi ekip ekspertësh, zakonisht negociatori nuk duhet të jetë politikan, supozoj se do të jetë Ivica Daçiq”, ka thënë analisti politik Dushan Janjiq.

Sipas tij, të gjitha qeveritë në Serbi që nga koha e ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica, janë duke “mashtruara popullin serb, se Kosova është pjesë e Serbisë”.

“Po, në hartë dhe zyrtarisht e ligjërisht, por në realitet Kosova është një territor nën kontrollin e autoriteteve të Kosovës”, ka theksuar Janjiq.

Më tej, ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndoshta është negociatori kryesor dhe i vetëm në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por Janiq ka thënë se “në Kosovë ka institucione, një ekip negociator, një këshill ekspertësh, është e qartë se qeveria [e Kosovës] merret me negociatat me Beogradin”.

Sipas tij, në Serbi nuk ka një adresë të qartë se kush merret me dialogun.

“Nuk e di kush merret me të, duhet të jetë Petari. Petkoviq, ka edhe zyrë për zbatimin e marrëveshjes”, ka përfunduar analisti serb për N1 transmeton Portali Dukagjini.





Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika