Januzaj drejt Evertonit

Adnan Januzaj, futbollisti me origjinë nga Kosova pas përfundimit të kontratës me Real Sociedad, tashmë është futbollist i lirë, por e ardhmja e tij do të bëhet e ditur së shpejti

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj mund të rikthehet në futbollin anglez, disa vite pasi u largua nga ishulli.

27 vjeçari me origjinë nga Kosova është aktualisht futbollist i lirë, pas përfundimit të kontratës me Real Sociedadin.

Sipas mediave angleze, ai që dikur vlerësohej si ‘diamanti’ i Manchester United, mund të rikthehet në ligën më të fortë të futbollit në botë, mirëpo kësaj radhe të veshë fanelën e kaltër të Evertonit.

Aktualisht Januzaj po stërvitet me skuadrën e Malagas në Spanjë, ndërsa e ardhmja e tij pritet të mësohet shumë shpejt.

Futbollisti në fjalë përgjatë viteve ka ndryshuar disa herë ambient, mirëpo asnjëherë nuk e kishte gjetur formën ideale sikurse e kishte te Manchester United, madje kur ishte vetëm 18 vjeç.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika