Japonia mund ta heqë kufirin për turistët e huaj për të rritur ekonominë

Zyrtarët japonezë mund të lehtësojnë kontrollet kufitare për udhëtarët e huaj si një mënyrë për të nxitur rritjen e ekonomisë

Ilustrim. Foto: The New York Times

Raportet lokale japoneze thonë se zyrtarët japonezë mund t’i lehtësojnë kontrollet kufitare për udhëtarët e huaj si një mënyrë për të nxitur rritjen e ekonomisë.

Zëvendësshefi i Sekretarit të Kabinetit, Seiji Kihara, ka thënë se monedha japoneze ishte “më efektivi në tërheqjen e turizmit përbrenda”. Monedha japoneze ka rënë në pikën më të ulët ndaj dollarit amerikan në 24 vjet javën e kaluar, duke rënë deri në 1.7 për qind.

Kihara ka shtuar se një kufi në hyrjet ditore mund të hiqet në “të ardhmen jo aq të largët”.

Japonia ka ndaluar shumicën e vizitorëve të huaj gjatë dy viteve të fundit mes masave për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Gjatë vitit të kaluar u është ndaluar hyrja e vizitorëve jashtë shtetit madje edhe nga Lojërat Olimpike, të cilat ishin të shtyer të mbahen në vitin 2020 në Tokio. Megjithatë, në fillim të këtij shtatori, numri i turistëve të huaj të lejuar për të hyrë në vend ishte 50 mijë në ditë, dhe turistëve nuk u kërkohej më të udhëtonin me një udhërrëfyes, raporton BBC.

Raporte të tjera sugjerojnë se qeveria japoneze mund të heqë fare kufirin ditor të mbërritjeve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika