Japonia ndalon eksportin e mallrave të armëve kimike për Rusinë

Japonia ka shprehur shqetësim të madh për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia në luftën kundër Ukrainës

Hirokazu Matsuno

Japonia ka shprehur shqetësim të madh për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia kundër Ukrainës. Zëdhënësi i lartë i qeverisë njoftoi të hënën një ndalim të materialeve që mund të përdoren për armë kimike në 21 organizata ruse.

“Si i vetmi vend në botë që ka pësuar sulme bërthamore, ne kërkojmë fuqishëm që kërcënimi ose përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia nuk duhet të ndodhë kurrë,” tha shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno, në një konferencë të rregullt për shtyp, shkruan ABCNews.

Matsuno po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me komentet e këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, të dielën në lajmet e CBS, se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë “në mënyrë vendimtare” në rast të një sulmi bërthamor rus në Ukrainë.

I pyetur nëse Japonia miraton përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Shtetet e Bashkuara kundër Rusisë, Matsuno refuzoi të komentojë me arsyetimin se ishte një pyetje hipotetike.

Qeveria japoneze ndaloi të hënën eksportin e materialeve që mund të përdoren për armë kimike në 21 organizata ruse, duke përfshirë laboratorët shkencorë. Masa u miratua nga kabineti pas një vendimi të ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatë, javën e kaluar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika