Japonia shënon rekord të zi në vitin 2024 me rastet e abuzimit ndaj fëmijëve
Japonia ka regjistruar numrin më të lartë ndonjëherë të rasteve të abuzimit ndaj fëmijëve gjatë vitit 2024, me një rritje shqetësuese krahasuar me vitin e kaluar. Sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë, autoritetet trajtuan gjithsej 2 mijë e 649 raste të abuzimit, që përbën një rritje prej 11,1 për qind në krahasim me vitin 2023 – […]
Japonia ka regjistruar numrin më të lartë ndonjëherë të rasteve të abuzimit ndaj fëmijëve gjatë vitit 2024, me një rritje shqetësuese krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë, autoritetet trajtuan gjithsej 2 mijë e 649 raste të abuzimit, që përbën një rritje prej 11,1 për qind në krahasim me vitin 2023 – shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimeve.
Nga rastet e trajtuara, 2 mijë e 136 ishin raste të abuzimit fizik, 431 raste abuzimi seksual, 54 abuzim psikologjik, ndërsa 28 u klasifikuan si neglizhencë. Po ashtu, janë raportuar 32 raste të vrasjes së fëmijëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me abuzimin në 52 gjatë vitit 2024.
Agjencia gjithashtu bëri të ditur se janë raportuar gjithsej 2 mijë e 700 viktima të abuzimit, që përfaqëson një rritje tronditëse prej 285 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Pavarësisht këtij bilanci alarmues, qendrat për orientimin e fëmijëve regjistruan 122 mijë e 378 raportime për raste të dyshuara të abuzimit, me një rënie të lehtë prej 0,3 për qind në krahasim me vitin 2023.
Zyrtarët japonezë janë të alarmuar nga rritja e vazhdueshme e këtyre rasteve dhe kanë theksuar nevojën për masa më të forta parandaluese dhe ndërhyrje më efikase për mbrojtjen e fëmijëve.















