Jarinja, Bërnjaku e Merdarja akoma të bllokuara për kamionët e autobusët

As të martën, kamionët dhe autobusët nga Kosova nuk kanë mundur të kalojnë nga Serbia në Kosovë përmes tri pikave kufitare. Për shkak të bllokimit të rrugëve në territorin e Serbisë, përmes Jarinjes, Bërnjakut dhe Merdares janë lejuar të hyjnë vetëm veturat me targa të Kosovës. Bllokimi i kufivje për kamionët u ka shkaktuar pengesa prodhuesve në Kosovë. Ata ankohen se u kanë mbetur të bllokuar dhjetëra kamionë

Të mbyllura pjesërisht i ka gjetur edhe e marta tri pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shkak janë bërë dhjetëra kamionët e ngujuar në territorin serb të Jarinjes  si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen e tyre pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë.

Kamionët janë vendosur në pozicione bllokuese nga shoferët, derisa pranë tyre të martën nuk pati serbë protestues.

Situatë e ngjashme është edhe në pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdares.

E bllokimi i tyre u ka shkaktuar pengesa prodhuesve vendor.

Shaqir Palushi tregon se 10 kamionë të tij me mallra kanë mbetur të ngujuar.

“Janë rreth 10 kamionë, dhe një pjesë e tyre janë kthyer prapa dhe po shohim alternativa tjera. Kompania jonë çdo ditë ka eksporte në vende të ndryshme, kryesisht në vendet e BE-së dhe si pasojë e mbylljes së kufirit në 24 orët e fundit, ne shumicën prej këtyre eksporteve jemi detyruar t’i ndërpresim ose të gjejmë rrugë alternative përmes Shqipërisë dhe Italisë. Natyrisht se kjo e rrit koston, por për neve më e rëndësishme së eksporti është Kosova dhe do të mbështesim çfarëdo vendimi të Qeverisë”, ka thënë Palushi.

Për telashe të njejta kanë folur edhe pronarë të tjerë të kompanive kosovare që esksportojnë prodhime, e për të cilat thonë se nuk kanë gjetur gatishmëri tek bashkëpunëtorët, për t’i bartur në rrugë alternative.

Megjithëse veturat janë lejuar të kalojnë nëpër këto pika kufitare, sipas ministrisë së Punëve të Jashtme, qarkullimi i tyre nëpër Serbi nuk është i sigurt.

MPJD-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që për të hyrë nga Serbia në Kosovë të përdorin pikat kufitare në Mutivodë, te Dheu i Bardhë, ose të shfrytëzojnë rrugët përmes Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika