Jasharaj: Fillimi i vitit shkollor i vështirë për shkak të vendimeve të Ministrisë

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka shprehur shqetësimin për fillimin e vështirë të vitit shkollor dhe ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për vendimet që kanë shkaktuar këtë situatë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, është shprehur i shqetësuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe ka kritikuar disa vendime të Ministrisë së Arsimit.

Në një takim me kryetarët komunalë të sindikatave dhe universiteteve, kryesindikalisti ka përmendur se fillimi i këtij viti shkollor po fillon pa greva dhe veprime sindikale, duke vlerësuar që ky duhet të jetë një lajm i mirë për Qeverinë, por ka theksuar se situata në arsim është e vështirë dhe duhet trajtuar seriozisht.

Kryetari i SBASHK-ut ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e teksteve shkollore dhe ka konstatuar se fillimi i vitit të ri shkollor duket të jetë i pasigurt për shkak të vendimeve të Ministrisë së Arsimit.

“Ky vit po fillon pa greva e veprime sindikale, e kjo do të duhej ta gëzonte edhe Qeverinë, e veçmas ministren Nagavci, por duket se më shumë do t’i gëzonte greva për ta drejtuar gishtin drejt nesh e për t’u heshtur lëshimet e mungesa e përgatitjeve që MASHT-i do të duhej t’i bënte. Ky vit shkollor do të fillojë i përcjellë me vështirësi, të cilat i krijoji MASHTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore”, ka deklaruar Jasharaj.

Në veçanti, ai ka kritikuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit.

Ai ka theksuar se ky është një eksperiment i gabuar dhe ka potencialisht pasoja për prindërit, sidomos ata në qytete ku mungojnë libraritë, të cilët do të jenë të detyruar të aplikojnë për rimbursime nëpërmjet platformës e-Kosova.

Kryetari i SBASHK-ut, gjithashtu, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci, për mungesën e komunikimit me sindikatën dhe këshillin e prindërve.

“Zonja Nagavci po e mban inatin nga grevat sepse nuk po takohet me SBASHK-un, këshillin e prindërve, DKA-të e as me Asociacionin e Komunave. Ajo doli me një lajm që i ka shqetësuar edhe prindërit dhe neve si mësimdhënës. Ajo sjell vendim që tekstet shkollore të shpërndahen nëpër librari që një pjesë e qyteteve nuk ka fare dhe prindërit të vrapojnë në e-Kosova të aplikojnë dhe të presin rimbursimet”, është shprehur Jasharaj.

Ai ka shprehur shqetësimin se ministrja nuk është në dialog me aktorët kyçë të arsimit në vend.

Kryetari i SBASHK-ut ka bërë thirrje që ministrja Nagavci të gjejë një zgjidhje për rreth 400 mësimdhënësit që janë me sëmundje të rëndë, pasi ata janë të pezulluar dhe kanë nevojë për mbështetje financiare.

“Ne kërkojmë nga ministrja Nagavci që të marrë qëndrim dhe të kemi një situatë të zgjedhur për kolegët tanë me sëmundje të rënda, ngase ata janë pezull. Një vit u është siguruar që të mos punojnë e të marrin paga. Ky numër mbetet i lartë. Janë diku 400 punonjës të arsimit me sëmundje të rënda, si kanceri etj, por nëse MASHT-i nuk bën zgjedhje ata do të detyrohen që të shkojnë në shkollë sa për të ruajtur vendin e punës, e sa të ushqejnë familjet e tyre”, është shprehur tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se sindikata do të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur interesat e mësimdhënësve dhe arsimtarëve në vend.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika