Jasharaj: Greva nuk do të ndalet, do ta padisim ministrin Murati

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se do ta padisin ministrin e Financave, Hekuran Murati, në lidhje me paralajmërimin e tij për t’i pezulluar pagat e grevistëve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka deklaruar se greva e filluar nuk do të ndalet as më një shtator.

Jasharaj ka deklaruar se nuk e kanë pritur deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili kishte thënë se do të pezullohen pagat e grevistëve.

“Ligji për grevat nuk na ka dhënë asnjë mundësi tjetër, qëndrimi i grevistëve është dinjitoz. Kur doli një letër, nga një ud. sekretar i ministrisë, ia falëm disi, sepse menduam se e bëri me emocione se mos po arrin ta ketë përkëledhin e qeverise e ta avancojnë”, ka deklaruar Jasharaj.

“Por kur doli Murati, dhe tha se ai paska guxim ta ngulfatë zërin sindikal dhe ta mohojë të drejtën legjitime, si duket nga krenaria e krekosja nuk e ka lexuar ligjin e grevave, grevat e ligjshme tona nuk ka të drejtë askush asnjë cent t’ua ndalë grevistëvë”, ka vijuar ai.

Tutje, Jasharaj ka deklaruar se janë duke e përgatitur lëndën për ta paditur ministrin Murati.

Ai e ka akuzuar ministrin e Financave se me qëllim po e “acaron” situatën. Sipas tij, ai do duhej t’i ftonte sindikatat për diskutim dhe jo të kërcënonte.

“E kemi vlerësuar se në vend që të japë një shembull të mirë, ai pa qëllim a me qëllim e nxit situatën, e irritojnë anëtarësinë, ne do ta kemi reagimin me kohë, ekspertët e fushës së drejtësisë janë në konsultime. Do të insistioj që të përgatitet lënda dhe adresa tani më dihet, lënda do të drejtohet ndaj ministrit Hekuran Murati, i cili në vend se të jetë zë i qeverisë dhe ta qetësojë situatën, ka pasur për qëllim frikësimin e grevistëve”, ka deklaruar ai.

Jasharaj ka bërë të ditur se pa marrë parasysh reagimet e Qeverisë së Kosovës, një shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi.

Ai ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë derisa Qeveria e Kosovës ta ndryshojë qasjen ndaj tyre dhe të ulet e të dialogojë me ta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika