Jasharaj: Jemi në hall të madh, ligji nuk po zbatohet për të gjithë njëjtë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke i diskriminuar punëtorët e sektorit të arsimit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kukturës, Rrahman Jasharaj





Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, përmes një lidhjeje telefonike në “Debat Plus”, është shprehur se gjendja e mësimdhënësve është e vështirë, kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për të mos i proceduar pagat për ta.

Jasharaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke e zbatuar ligjin njësoj, pasi sipas tij, shërbyesit civilë janë paguar edhe pse kanë qenë pjesë e grevës.

“Ne jemi në hall të madh… të njëjtën grevë që e shpalli BSPK, punëtorët e komunave bashkë me SBAShK-ut, ndodhi që atyre iu dolën pagat dhe kjo nuk po ndodh me arsimin. Nëse është ligji që nuk duhet të merren pagat duhet të jetë për të gjithë”, ka thënë ai.

Jasharaj ka thënë se Kontrata Kolektive nuk e bën të obligueshme kompensimin e orëve në rast të grevës, teksa ka theksuar se për një gjë të tillë nevojitet dialog me Ministrinë e Arsimit.

“Kontratat kolektive thotë qartë që për greva nuk kompensohen orët, ndërsa për rastet e tjera pandemitë po, por për orët e humbur në grevë, kontrata e thotë se duhet të ulen të dyja palët dhe të merren vesh”, është shprehur Jasharaj.

Jasharaj ka bërë të ditur se ditëve në vijim do ta mbajnë një mbledhje me kryesinë e Sindikatës së Arsimit, ku do të vendosin për masat që do t’i marrin nëse nuk procedohen pagat.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika