Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në një kundërpërgjigje ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se greva e paralajmëruar nuk është kërcenim, por mjet i domosdoshëm.

Nagavci, ditë më parë e kishte kritikuar vendimin e SBAShK-ut, për fillimin e grevës së përgjithshme në arsim me 25 gusht.

Ndërkaq, kryetari i kësaj sindikate ka thënë se mungesa e dialogut ka bërë që të merret ky vendim.

“Nuk është kërcënim. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar dhe është e drejtë edhe me Ligjin për greva. Pas një rrugëtimi kaq të gjatë kur qeveria nuk pranon dialog dhe nuk pranon të merret me kërkesa tona nuk kemi pasur zgjidhje tjetër për veç ta dëgjojmë zërin e anëtarësisë”, ka thënë Jasharaj për EO.

Ai ka bërë të ditur se greva do të fillojë me 25 gusht, dhe sipas tij do të vazhdoj deri sa të plotësohen kërkesat e tyre,

“Përveç organeve të SBAShK dhe BSPK po shpallim grevë e cila fatkeqësisht po fillon  me 25 gusht dhe do të vazhdojë derisa Qeveria nuk i plotëson kërkesat tona. Fatkeqësisht grevat janë ato që nuk i duam përvojat në të kaluarën ka treguar që SBAShK di të jetë unik. Është kërkesë e anëtarësisë dhe do të jemi në grevë”, ka vijuar ai.

Përvec, SBAShKU-t, greva kanë paralajmëruar edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).