Jasharaj: Në vikend mund të arrihet marrëveshja nëse Qeveria nuk këmbëngul
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se pret nga qeveria të ketë parasysh kërkesat e sindikave dhe të mos këmbëngul në përmbushjen e tyre. Pas takimit në Këshillin Ekonomik Social, Jasharaj është pyetur se a “do të lëshojnë pe” në kërkesën e tyre për 100 euro dhe ai është shprehur optimist pas këtij takimi se […]
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se pret nga qeveria të ketë parasysh kërkesat e sindikave dhe të mos këmbëngul në përmbushjen e tyre.
Pas takimit në Këshillin Ekonomik Social, Jasharaj është pyetur se a “do të lëshojnë pe” në kërkesën e tyre për 100 euro dhe ai është shprehur optimist pas këtij takimi se në vikend do të arrihet marrëveshja.
“Nuk mund të flas tani se janë njerëzit tjerë që i bëjnë këto planifikime dhe unë besoj që BSPK është e gatshme për dialog. Çfarëdo të bëjë konkretisht unë nuk mund të them se është ekipi i ekspertëve”, tha Rrahman Jasharaj.
Kryetari i SBAShK-ut ka shtuar se nëse dy palët janë për dialog, e shtunja dhe e diela mund të sjellin edhe ndryshime. “Nëse jo, atëherë fatkeqësisht do të kemi një situatë që nuk e ndryshojmë as ne”, ka thënë Jasharaj.
“Ishte takim i vështirë, vet fakti që Këshilli Ekonomik nuk është takuar tash e katër muaj, ka pasur tema që janë grumbulluar dhe kishte tema të tjera. Kërkesa jonë është që ulen të shtunën dhe të dielën”, shtoi ai, raporton kp.
Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Social me sindikatat ishin edhe ministri i Financave, Hekuran Murati dhe minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.















