Jasharaj paralajmëron grevë në arsim, fajëson Qeverinë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili mori pjesë në protestën e sotme të BSPK-së, tha se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është shembulli më i keq i heshtjes dhe i mungesës së gatishmërisë për dialog.

Jasharaj tha se nëse nuk merren parasysh kërkesat e kësaj sindikate, nga 20 prilli punëtorët e arsimit do të hyjnë në grevë, e për këtë fajtor sipas tij është kryeministri Kurti.

“Këta punëtorë të arsimit, nga 20 prilli do t’i shohësh në grevë dhe populli lë ta dijë se fajtori i vetëm është kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Në të ardhmen do të jemi këtu, sepse është sheshi ynë, në të ardhmen do të jemi në shkolla, por do të jemi në grevë”, ka thënë Jasharaj.

Përpos tij, kërkesa kishte edhe nga kryetari i Sindikatës së Administratës së Pavarur, Ali Gashi, i cili theksoi se kërkesat e tyre janë të drejta dhe se nuk kërkojnë privilegje e as beneficione.

“Ne duam që sa më shpejtë të miratohet ligji i pagave. Ligji është i yni, ligji është i punëtorëve me të cilin ligj vlerësohet puna dhe djersa e punëtorëve. Ne përmes kësaj proteste kërkojmë që sa më parë të miratohet ligji për sigurime shëndetësore”, ka thënë ai.

Të njëjtin shqetësim për mungesë të sigurimit shëndetësor, e kishte edhe Kryetari i Sindikatës së Re të Koorporatës Energjetike të Kosovës(KEK), Nexhat Llumnica.

“Deri sot i kemi ruajtur këto institucione, sikurse sot që po na ruan policia e Kosovës pa sigurim shëndetësor. Që 14 vite shtet pa sigurim shëndetësor, qe 14 vite nuk respektohet ligji i punës dhe nuk ka ligj për paga. Prandaj duhet domosdoshmërisht që sot o kurrë t’i kemi”, është shprehur ai.

Në protestën e sotme , BSPK janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat kolektive.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika