Jasharaj ripërsërit qëndrimet e SBAShK-ut, greva vazhdon

Kreu i SBAShK-ut, Jasharaj edhe pas takimit me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe me kryesindikalisten evropiane për arsim, Susan Flocken ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Jasharaj ka ripotencuar qëndrimet e SBAShK-ut duke theksuar se greva vazhdon

Kryetari i SBAShK-ut në konferencë për media me kryesindikalisten evropiane për arsim, Susan Flocken. FOTO:EO





Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe drejtoreshës së Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, ka potencuar se greva ende vazhdon.

Këtë ai e ka bërë të ditur në një konferencë për media, i cili ka thënë se edhe pas vizitës së kryesindikalistes për arsim, Flocken dhe mbështetjes së saj për grevistët ende nuk ka ndonjë lëvizje nga Qeveria e Kosovës.

“Me gjithë argumentet dhe mbështetjen e paraqitur nga zonja Flocken, duket se Qeveria nuk ka ndërruar në qëndrimet e veta”, është shprehur Jasharaj.

Ai ka thënë ndër të tjera se vetë fakti se nuk ka ndonjë lëvizje nga Qeveria, grevat ende vazhdojnë.

Ndërsa në pyetjen se a do të zëvendësohen orët e humbura, Jasharaj  është shprehur se në kontratë kolektive të arsimit precizohet saktë se orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen, “përveçse ato që humben për shkak të një fatkeqësie si pandemia ose diçka tjetër”.

Ndërsa Flocken është shprehur se ka qenë këtu për të dhënë mbështetjen e saj për SBAShK-un por që ka shprehur keqardhje për moszgjidhje të situatës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika