Jasharaj: Rreth 300 mësimdhënës kërkuan pushim pa pagesë, shkak Ligji i Pagave

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se rreth 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë, duke thënë se kjo është për shkak të pakënaqësisë me ligjin e pagave në vend

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

“Grevë e heshtur”, kështu është shprehur kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, kur është pyetur për gjendjen në arsim, duke thënë se kjo është më e keqe se greva publike, pasi nënkupton një gjendje ku punëtorët e arsimit janë të pakënaqur dhe të pamotivuar, por nuk shprehin hapur shqetësimet e tyre.

Ai ka theksuar se kjo gjendje sjell humbje të vlerave në profesionin e arsimit.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, Jasharaj ka përmendur se kjo “gjendje e pakënaqësisë” është rritur pas ndryshimeve në ligjin e pagave, veçanërisht në sektorin e arsimit.

“…Efektet e para të kësaj që e kam quajtur grevë e heshtur është pakti që edhe në Policinë e Kosovës edhe në shëndetësi, tash edhe në arsim është paraqitur si moment kur njerëzit po largohen nga profesioni i tyre, të cilët janë shkolluar dhe janë të zhgënjyer. E zhgënjimi nuk është vetëm nga një element, por edhe për shkak të ligjit të pagave”, ka deklaruar Jasharaj.

Ai ka thënë se pavarësisht premtimit të qeverisë për përmirësime, ndryshimi i koeficientit ka sjellë një rritje të vogël në pagat e arsimtarëve, duke e bërë situatën edhe më të vështirë.

“Ngase ne kishim pakënaqësi të theksuar për ligjin e pagave, por kishim shpresa që qeveria Kurti kur bën lëvizjen në koeficient lëvizja do të jetë më e dukshme, por ndodhi ajo që e kanë publikuar dhe lëvizja e koeficientit është nga 105 në 110, që në sektorin e arsimit solli një rritje ironike prej 28 euro, dhe kjo i ka shtuar edhe më shumë ato pakënaqësitë që ishin të arsyeshme me vetë ligjin e pagave”, ka thënë ai.

Për largimin e punëtorëve të arsimit nga vendi, kryetari i SBAShK-ut ka thënë se rreth 300 prej tyre kanë kërkuar pushim pa pagesë.

“Nga analizat që i kemi bërë, kemi informacionet tani që nuk mund të jenë krejt zyrtare pasi këto i kanë drejtoritë arsimore, por kishim një numër tejet alarmant, diku 300 punëtorë të arsimit kanë kërkuar pushim pa pagesë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Ministria e Arsimit ka ndërmarrë masa për të penguar këto kërkesa, por kjo, sipas tij, nuk zgjedh problemet themelore të pakënaqësisë në sektorin e arsimit.

“Kemi informacione jozyrtare se Ministria e Arsimit do ta nxjerrë një udhëzim administrativ për ta pamundësuar kërkesën e punëtorëve të arsimit pa pagesë, mirëpo me urdhra e me udhëzime administrative çështjet nuk ndryshojnë”, ka deklaruar Jasharaj.

Kryetari i SBAShK-ut ka theksuar se pakënaqësia e tyre nuk është vetëm për shkak të aspekteve ligjore, por edhe për mungesën e motivimit dhe të vlerësimit në profesionin e tyre.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika