Jasharaj: Të enjten nuk do të ketë mësim, greva do të vazhdojë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se më 1 shtator nuk do të fillojë mësimi dhe se greva do të vazhdojë derisa Qeveria e Kosovës të përmbushë kërkesat e tyre

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj, kryetari i SBAShK-ut, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën e 31 gushtit, ka njoftuar se nesër nuk do të ketë mësim dhe se greva do të vazhdojë.

“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor”, ka thënë Jasharaj.

Kryetari i SBAShK-ut ka shtuar se, meqenëse mungon dialogu mes Qeverisë dhe mësimdhënësve greva do të vazhdojë, derisa qeveria të fillojë realizimin e kërkesave të tyre.

Jasharaj u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve që t’i mirëkuptojnë, derisa u bëri lutje prindërve që fëmijët nesër të mos i dërgojnë në shkolla.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika