Jasharaj: Vit i ri shkollor pa greva, por tepër i vështirësuar

"Fatmirësisht do ta kemi një vit shkollor pa grevë, por do ta kemi një vit tepër të vështirësuar sidomos në fillime", ka thënë Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ndonëse viti i ri shkollor nuk do të pengohet nga grevat, megjithatë do të jetë i vështirë.

Kështu është shprehur Jasharaj në një linjë të drejtpërdrejtë në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet lidhur me sfidat e mësimdhënësve dhe problemet me fillimin e mësimit.

“Ka shumë vështirësi rreth aplikimit në platformën e-Kosova. Fatmirësisht do ta kemi një vit shkollor pa grevë, por do ta kemi një vit tepër të vështirësuar sidomos në fillime. Viti shkollor do të fillojë me një shtator, do t’i kemi nxënësit e mësimdhënësit në shkolla, por do të ketë vështirësi për mësimdhënësit”, ka thënë ai.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Taulant Kelmendi, ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 – aplikimi ka filluar dje – kanë aplikuar mbi 32 mijë persona për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Gjatë ditës së premte (25 gusht) kur u hap dhe u bë publik linku për aplikim, por edhe gjatë ditës së shtunë (sot) ka pasur raportime se sistemi në e-Kosova nuk po funksionon si duhet. Por, sipas Kelmendit, sistemi është duke funksionuar mirë.

Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në orën 16:00 janë pranuar 32,800 aplikime. Sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe AShI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16 në numrin 0800 30 900”.

Më tej, Kelmendi ka theksuar se shtëpitë botuese kanë bërë publik çmimet e teksteve shkollore dhe nuk mund t’i rritin më çmimet.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika